Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė njėherit, deputet nė Kuvendin e Kosovės akademik Nexhat Daci, tha se tash ėshtė momenti kur institucionet e Kosovės duhet ta thonė fjalėn e vet nė lidhje me zbatimin e Kushtetutės nė gjithė territorin e vendit.
“Kosova po zvogėlohet nga aspekti territorial. Nė njė pjesė tė madhe tė territorit tė Kosovės, shteti ynė fqinj ushtron tė vetmin rol tė pushtetit nė Kosovė, me praninė e tė gjitha dikastereve tė Qeverisė sė Serbisė”, tha Daci.
Akademik Nexhat Daci tha se mbajtja e pakontrolluar e kufirit nė veri dhe funksionimi i strukturave paralele po i kushtojnė miliona euro buxhetit tė Kosovės.
Parashtruesi i kėrkesės pėr debat, LDD-ja, kėrkoi qė ky debat parlamentar tė rezultojė nė fund me miratimin e njė rezolute, me tė cilėn do t’i kėrkohej Qeverisė dhe institucioneve tė tjera relevante tė zbatojnė Kushtetutėn nė gjithė territorin e Kosovės dhe tė pamundėsojnė funksionimin e mėtutjeshėm tė strukturave tė pushtetit tė Serbisė nė Kosovė. |