| Kryetari Daci: Krimi ekonomik i bandave dhe i fiseve, po e rrezikon shtetndertimin |
| e shtunė, 6 mars 2010 21:23 |
Kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise akademik Nexhat Daci me bashkepunetore, u takua ne Gjakove me strukturat e LDD-se per Gjakove, Decan dhe Junik. Ndersa ne Peje u takua me strukturat e po ketij qyteti, si dhe me ato te Klines dhe Istogut.
 |
Deget e LDD-se njohen kryetarin Daci dhe kryesine e partise me te arriturat e degeve, me aktivitetet e degeve, me qasjen konstruktive te tyre ne Kuvendet Komunale, si dhe me nisjen e aktiviteteve te reja. Ata po ashtu shprehen nje varge pakenaqesishe me procesin e votimit ne zgjedhjet e fundit, ku sipas tyre faktet flasin se nje numer i madh i votave te LDD-se jane keqperdorur nga persona qe i perkasin subjekteve te tjera politike.
Kryetari Nexhat Daci ne keto takime i njohu strukturat me vizionin dhe konceptin e LDD-se per vitin 2010, me angazhimin dhe kontributin e LDD-se ne ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e imazhit te vendit, per qka edhe u pershendet dhe u mbeshtet fuqishem nga te gjitha strukturat e degeve te larte cekura.
“LDD ka krijuar qarte vizionin dhe konceptin per ate vizion, si dhe rrugen se si munde te realizohet vizioni yne. LDD ne planin kombetar po e demonstron qendrueshmerine e vet politike, kombetare dhe te tradites, per te vertetuar qe e rrespekton shkronjen kryesore te statutit te saj, qe jemi vazhdimesi e filozofise politike rugoviane” – tha kryetari akademik Nexhat Daci para strukturave te degeve te LDD-se.
Ai po ashtu shtoi se, LDD-ja nuk munde te pajtohet me qeverisjen ne Kosove, e cila heshturazi po e pranon zvoglimin e Kosoves ne te gjitha aspektet, ne aspektin e jashtem, sepse ne nje territor te pranuar nderkombetarisht nga 65 shtete te botes, shteti i Serbise po e ushtron pushtetin e vet ne te gjitha segmentet, ne drejtesi, ne siguri, ne arsim, ne ekonomi, ne nje pjese te madhe te teritorit te Kosoves, ku kemba e Institucioneve tona nuk ka shkele as per ti pershendetur qytetaret tone, te cilet duket se po jetojne ne ndonje shtet qe large e ka qeverine e vet, e qe ne realitet e ndajne vetem disa kilometra.
Andaj, sipas akademik Dacit, ketu LDD nuk ka asgje te perbashket me qeverisjen ne Kosove. Kjo qeverisje, tha kryetari i LDD-se, primare nuk e ka interesin e qytetareve te vendit, por pasurimin e bandave te veta dhe fiseve te veta dhe se fare nuk i’u intereson edhe sa dekada munde te jete Kosova e ketille.
LDD nuk e ka ndermend te ule zerin para qasjes totalisht te gabueshme te kesaj qeverisjeje, u shpreh kryetari i LDD-se. LDD nuk munde te pajtohet me nje politike e cila nuk vendos ekuivalence ne mese te komunitetit serbe ne Kosove dhe komunitetit shqipetare qe eshte historikisht ne trojet e veta ne Luginen e Presheves.
Lidhja Demokratike e Dardanise sipas liderit te saj, nuk do te lejoj qe Kosova te kthehet ne nje strukture totalisht servile, ne nje structure shteterore sllave, por perkundrazi e do Kosoven nje shtet qe eshte faktore ne rajon, dhe kete do ta thot gjithkunde atje ku eshte e perfaqesuar. |
|
Kthehu |
Warning: Division by zero in /home/content/c/o/m/commitonline/html/l/inc/functions.inc.php on line 228
|
 |