Kërko

« Mars 2010 »
Ma En Pr Sh Di
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031 





Daci: Udheheqja e Kosoves, udheheqje tipike e fiseve me te prapambetura
e diel, 7 mars 2010 20:44
Kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise akademik Nexhat Daci me bashkepunetore, vizitoj qytetin e Prizrenit ku u takua me strukturat e deges se LDD-se per kete qytet, si dhe me strukturat e degeve te LDD-se per Therande, Rahovec, Dragash dhe Malisheve.


foto0pz2.jpg
Kryetari i LDD-se dhe anetaret e kryesise se LDD-se u njohen nga strukturat e lartepermendura me aktivitetet e tyre, si dhe me shtrirjen e strukturave partiake neper keto komuna, si dhe me angazhminin tyre qe ne te ardhmen e afert aktivitetet te vazhdojne te intensifikohen.

foto0pz1.jpg

Lideri i LDD-se akademik Nexhat Daci para te pranishmeve tha se, subjektet te cilat thirren ne emrin e Presidentit Rugova, do te duhej te mendonin mire se sa ka diqka te vertet ne ato fjal te tyre. Filozofia politike e Presidentit historik te Kosoves dr.Ibrahim Rugova, tani ka filluar te shfrytezohet nga njerez te caktuar per perfitime personale, duke haruar se, nuk kane te bejne fare as me konceptin e Presidentit te ndjere, e as me filozofine e tij dhe as me veprat e tij te rendesishme. Filozofia e Presidentit Rugova duhet te demonstrohet ne veper dhe jo ne fjale boshe.

Lidhja Demokratike e Dardanise, tha kryetari Nexhat Daci, gjate fushates zgjedhore eshte demtuar seriozisht nga keqperdorimet dhe vjedhjet e votave te qytetareve te vendit.
Akademik Daci po ashtu tha, se instiotucionet dhe subjektet e caktuara politike po demonstrojne se nuk jane te afte per te udhehequr shtetin, po demonstrojne se jane pjese e politikes vetem e vetem per tu pasuruar si familje dhe si fis.

“Ne qofte se do te vazhdoj te ekzistoj kjo lloj qeverisjeje, do te jemi deshmitar se qytetaret e vendit do te i’a kthejne shpinen Kosoves. Andaj LDD-ja duke e analizuar situaten ne vend, pati vendosur qe ti dergoj nje leter kryetari te LDK-se, ne menyre qe te mundesohet nje bashkepunim nepermjet nje koalicioni, i cili do te mundesonte qe gjendja e veshtire ekonomike e vendit, te levizte drejte pozitives, duke i mundesuar qe nepremjet formacioneve profesionale, te sigurohet nje e ardhme me e mire e qytetareve te Republikes se Kosoves. Por LDD ne letren e derguar nuk do te prêt ne pa kufi, por perkundrazi do te vjen momenti kur edhe ne do te japim qendrimin tone dhe do te themi mjafte me.” – u shpreh kryetari i LDD-se akademik Nexhat Daci para te pranishmeve te shumte ne Prizren, me c’rast tha se, zerat qe dalin kinse per shkrirje te LDD-se ne LDK, jane zera te deshperuar qe nuk meritojn vemendje.

Ai po ashtu tha se, deshtimet e qeverisjes ne vend, me se miri i ka konfirmuar edhe procesi zgjedhore i cili do te vazhdoje edhe gjate qershorit te vitit 2010, ku demonstrohet qarte, se keto institucione te vendit, nuk po munde te udheheqen nga njerez qe i takojne grupeve jo profesionale. Kjo udheheqje nuk ka te beje me nje udheheqje te mirefillt por me nje udheheqje te fiseve me te prapambetura.
Kthehu

Warning: Division by zero in /home/content/c/o/m/commitonline/html/l/inc/functions.inc.php on line 228
.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © Lidhja Demokratike e Dardanisë 2007. Përgatitur nga: Tolimm 2007