| Daci: Bandat po e demtojne Kosoven |
| e shtunė, 13 mars 2010 16:26 |
Kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise akademik Nexhat Daci i percjelle nga bashkepunetoret e tij, u takua me strukturat e degeve te LDD-se per Ferizaj, Lipjan, Shtime, Kaqanik dhe Shterpce.
 |
Ne kete takim para te pranishmeve u paraqit neprmjet nje raporti, angazhimi dhe konsolidimi, si dhe shtrirja e strukturave te LDD-se neper komunat e lartecekura, te cila u zotuan me kete rast se angazhimi dhe puna do te vazhdoj edhe me tutje, nen koncpetin dhe udheheqjen e kryetarit te LDD-se akademik Nexhat Daci.
Kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise, i cili u prit me duartokitje, tha se Kosova po rrezikohet nga bandat te cilat po demtojne fuqishem progresin e vendit. Ai po ashtu tha se qeverisja ne Kosove po i motivon keto banda, te cilat jane te lidhura me qeverisjen e vendit, per tu pasuruar bashkerisht dhe nepermjet kesaj forme per te mbajtur pushtetin ne vend.
Kryetari Daci po ashtu tha se, qytetari i vendit gjendet ne nje pozite te mjerueshme, ne nje pozite ne te cilen nuk ka qene kurr me keq, andaj nevojitet nje ndrim i kesaj udheheqje e cila kosoven po e kthen prapa me hapa te medhenje.
Akademik Daci po ashtu permendi edhe Raportin departamentit amerikan te shtetit, i cili thot se niveli i korrupsionit eshte ne kulmin e saj, per qka kryetari i LDD-se fajesoj udheheqjen instituciuonale, e cila nuk po rreagon ndaj kesaj katastrofe dhe ketij stagnimi qe po i ndodh vendit. |
|
Kthehu |
Warning: Division by zero in /home/content/c/o/m/commitonline/html/l/inc/functions.inc.php on line 228
|
 |