Kërko

« Mars 2010 »
Ma En Pr Sh Di
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031 





Daci: Klasa politike ne Kosove, klase sterile
e diel, 14 mars 2010 18:14
Kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise akademik Nexhat Daci i shoqeruar nga bashkepunetoret e tij, u takua me strukturat e degeve te LDD-se per Mitrovice, Skenderaj, Vushtrri dhe Drenas.

img_4642.JPG
Udheheqesit e degeve i njohen te pranishmit me punen dhe rezultatet e strukturave te tyre, si dhe me angazhimin e tyre rreth fuqizimit dhe konsolidimit te arterjeve te degeve te partise ne komunat perkatese.

img_4632.JPG

Kryetari i LDD-se akademik Daci i inkurajoj deget qe te vazhdojne aktivitetin e tyre, si dhe te vazhdojne me konsolidimin dhe shtrirjen e subjektit edhe me tutje. Akademik Daci me kete rast i beri thirrje strukturave te LDD-se qe te vazhdojne aktivitetin e tyre dhe te mos kete vend demotivimi ne struktura te LDD-se, ngase ne zgjedhjet e fundit ka mbreteruar manipulimi i votave te qytetareve te vendit. Ai me kete rast tha se, shteti as nuk mbahet dhe as nuk zhvillohet me hajni dhe trafikim te votave te qytetareve te vendit.

Udheheqja vendit tha kryetari Daci, me shume po merret me trafikimin e votave te qytetareve te vendit, ne menyre qe te arrijne te mbaj pushtetin, duke i pergatitur njesitet e tyre per te maniupuluar me vullnetin e qytetareve. Qeverisja e vendit nuk po bene hapa serioze per te ndryshuar gjendjen ne veri te Mitrovices, si dhe per te shtrire autoritetin e institucioneve te vendit ne veri te shtetit, autoritet qe e percakton akti me i larte juridik i shtetit te Kosoves siq eshte Kushtetuta.

Po ashtu kryetari i LDD-se tha se, kjo udheheqje nuk eshte ne gjendje te ofroj vizion per shvillim dhe progres, kjo udheheqje nuk ka kapacitetet per te ndryshuar apo per te kthyer dinjitetin e mesuesit,mjekut,pensionerit apo shkenctarit, por perkundrazi eshte nje udheheqje sterile qe nuk eshte ne gjendje te ofroj zhvillim te gjithmbrashem. Ky lloj i udheheqjes nuk i duhet Kosoves.

Kryetari Daci me kete rast shprehu bindjen e tij, se Lidhja Demokratike e Dardanise do te jete ne qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve nacionale te cilat do te duhej te mbaheshin sa me pare qe eshte e mundur.
Kthehu

Warning: Division by zero in /home/content/c/o/m/commitonline/html/l/inc/functions.inc.php on line 228
.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © Lidhja Demokratike e Dardanisë 2007. Përgatitur nga: Tolimm 2007