Nėnkryetari i LDD-sė, Xhemajl Hyseni nė konferencėn pėr media ka deklaruar se kėtyre ditėve ėshtė aktualizuar ēėshtja e kėmbimit tė territoreve.
“Ne si LDD e pėrkrahim fuqishėm mendimin e akademik Nexhat Dacit tė shprehur ne emisionin interaktiv tė KTV ku me njė elokuencė e zbėrthen kėtė problem madhor i cili po i servohet ēdo ditė Kosovės. Konsiderojmė se Kosova nė radhė tė parė duhet tė ketė njė shtrirje tė sovranitetit tė vet dhe tė ketė integritet ne kufijtė qė na kanė njohur 69 shtete nga mbarė rruzulli tokėsor”.
Hyseni theksoi se vetėm pas njohjes sė Kosovės nga Organizata e Kombeve tė Bashkuar dhe institucioneve tjera me relevancė ndėrkombėtare, nėse ekziston vullnet i dyanshėm dhe interes reciprok mund tė hapen edhe ēėshtja e ndėrrimit tė territoreve por edhe ēėshtje tjera.
“Ka 2 vite qė ne kėrkojmė sundim tė ligjit nė Kosovė, ka 2 vite qė kėrkojmė luftė kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit dhe kėtyre ditėve kemi sinjale tė para pėr njė veprim konkret tė institucioneve pėrkatėse”.
Nėnkryetari i LDD-sė tha se mbėshtesin veprimin e EULEX-it, por kėrkojnė qė tė mos ketė mė pompozitete, si disa herė mė parė, por veprime konkrete tė cilat gradualisht do t`i heqin lakun popullit tė Kosovės dhe vetė shtetit tonė”.
Lidhja Demokratike e Dardanisė edhe njė here konfirmon qėndrimin kundėr privatizimit tė aseteve te PTK dhe vlerėson se kjo behėt thjesht pėr interesa tė klanit tė Qeverisė Republikėn e Kosovės, dhe nuk ėshtė nė interes tė zhvillimit ekonomik dhe nė interes tė qytetareve tė Republikės sė Kosovės.
“ LDD ka vlerėsuar se nė Kosovė tani po promovohet njė dekadencė nė zhvillimin e regjioneve tė Kosovės. Projektet nacionale tė cilat janė duke u zhvilluar sot i pėrkrahim dhe i mbėshtesim, por njėkohėsisht kėrkojmė nga Qeveria, qė tė beje shpėrndarjen ma tė drejt tė pjesės tjetėr tė kapitalit tė investimeve nė regjionet e tjera pėr tė mos lejuar krijimin e pabarazive tė reja tė cilat veē po ndodhin sot nė Kosovė”.
Ne jemi tė brengosur pėr imazhin e shtetit tė Kosovės, tha Hyseni dhe shtoi se kryeministri thotė se lufta kundėr korrupsionit nuk e dėmton imazhin shtetit.
“Ne konsiderojmė se vet korrupsioni dhe krimi i organizuar qė ka gjete strehė nė Kosovė e dėmton imazhin e shtetit tė Kosovės, pavarėsisht a luftohet apo jo ai”.
Hyseni vlerėsoi se Qeveria e kryeministrit Thaēi nuk ka mbajtur premtimet e dhėna nė fushatėn zgjedhore pėr zgjedhjet komunale tė vitit 2009 dhe ka bėrė njė mashtrim shtetėror qytetareve tė Republikės sė Kosovės.
LDD kėrkon nga institucionet e shtetit qė tė sigurohet trajtim adekuat tė mėrgatės e cila kėto ditė nė numėr tė madh ia ka mėsy Kosovės dhe tė u jep pėrparėsi nė kryerjen e shėrbimeve ndaj tyre. |