Kryetarja e Forumit tė Gruas tė LDD, Iliriana Gafuri theksoi se nė vazhdėn e aktiviteteve qe po i bėnė Kryesia e LDD-se, komisionet sektoriale, grupet e eksperteve, Forumi i Gruas dhe Rinise tė Lidhjes Demokratike tė Dardanisė qė kanė tė bėjnė mė diasporėn organizohet fushata “LDD PĖR MĖRGATĖN” e cila po organizohet prej datės 15 korrik deri me 15 Gusht.
“ LDD ka shtrirje tė fuqishme nė tė gjitha shtetet evropiane dhe nė SHBA. Nė kėto vende jemi partia mė e fuqishme, duke i konsideruar mėrgimtarėt si pjesė e pandarė e jona dhe vlerave tona kombėtare”,
Kjo fushatė fillon me 18 korrik nė Pejė, ku LDD shtron njė darkė mirėseardhje pėr mėrgimtarėt e Rajonit tė Dukagjinit, nė tė cilėn do tė jetė i pranishėm edhe kryetari i LDD-sė, Akademik Nexhat Daci.
“Gjithashtu me date 21 07 ne ora 11h nė Seli tė LDD-se nė Prishtinė ,Kryetari Daci do tė pres dhe takojė tashmė tradicionalisht anėtarėt e strukturave partiake tė LDD-sė nė mėrgim dhe mėrgimtarė tė tjerė tė interesuar.Me date 29.07 pėr Rajonin e Anamoravės, nė Gjilan do tė organizohen gjithashtu disa aktivitete pėr mėrgimtaret. Kurse takime me bashkatdhetarėt tė karakterit tė bashkėbisedimit, informimit tė interesimeve, shprehjes sė brengave dhe shqetėsimeve tė tyre... do tė organizojnė tė gjitha degėt e LDD -se nė mbarė Kosovėn”, kryetarja Gafuri.
“ LDD vlerėson lartė kontributin e madh dhe tė pazėvendėsueshėm tė mėrgatės sonė pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. LDD vlerėson se diaspora shqiptare ka potenciale dhe kapacitete tė shumta nė tė gjitha fushat qė i duhen shumė Kosovės dhe institucioneve tė saja, e qė fatkeqėsisht kjo qeveri aktuale i ka injoruar dhe asnjėherė nuk ka pas vizion tė mirėfilltė pėr integrimin e tyre”.
Lidhja Demokratike e Dardanisė si parti, qė nė strukturat e veta udhėheqėse si nė Kryesi qendrore ashtu edhe nė Kėshill Kombėtarė dhe nė forumet partiake, ėshtė e pėrfaqėsuar denjėsisht me njerėz tė dėshmuar nga diaspora.
“ LDD ofron hapėsirė dhe fton bashkatdhetarėt, sidomos gjeneratat e reja tė shkolluara nė universitetet mė tė njohura tė Evropės, qė tė jenė pjesė e perspektivės sė re tė Kosovės dhe tė jenė faktor vendimmarrės tė rėndėsishėm nė jetėn tonė politike, sociale dhe ekonomike”.
Duke iu dėshiruar pushime tė kėndshme ne vendlindje dhe duke i inkurajuar zonja Gafuri theksoi se LDD beson fuqishėm se me ndihmėn e tyre dhe vullnetin e qytetareve tė vendit, shteti ynė i do tė gjejė rrugėn e drejtė qė tė jetė pjesė e familjes sė madhe evropiane. |