| LDD : Asnjė vendim nuk mund tė kundėrshton vullnetin politik tė popullit tė Kosovės |
| e hėnė, 19 korrik 2010 14:02 |
Lidhja Demokratike e Dardanisė vlerėson se asnjė vendim nuk mund tė kundėrshton vullnetin politik tė popullit tė Kosovės. Ky vlerėsim u dha nė mbledhjen e Kryesisė sė LDD nė tė cilėn u bisedua lidhur me situatėn aktuale nė vend.
 |
Nga mbledhja e sotme kryetari e Kryesia e LDD-se i kanė shpreh ngushėllime institucioneve, familjarėve dhe popullit te Shqipėrisė me rastin e aksidentit tė rėndė para dy ditėsh afėr Fushė Arrės ku humbėn jetė 14 persona, duke ju dėshiruar njėkohėsisht mbijetuarve shėrim sa me te shpejte.
Kryetari i LDD, akademik Nexhat Daci ka thėnė se ėshtė vėshtirė te jete njė perceptim i sakte se ēka do te jete mendimi i GJND pėr pavarėsinė e Kosovės, por ka shtuar se asnjė vendim i askujt ne bote nuk mund te merret pėr tė dėnua vullnetin politik te njė populli ose te njė shteti qe ka kaluar rruge te kualifikuar ndėrkombėtare deri ne deklarimin e pavarėsisė .
“ Duke marr parasysh rrugėn ndėrkombėtare te shpalljes se pavarėsisė, Kosova nuk mund te pres vendim i cili do te jete ne kundėrshtim me vullnetin politik te formėsuar ndėrkombėtarisht. Por ka diēka qe ėshtė shqetėsuese ne veēanti ne shtypin botėror, mediet botėrore, te pėrkthyera kohėve te fundit ne mediet kosovare ne veēanti neper gazeta dhe gati mendim unik qe do te duhej njė status i veēante pėr njė pjese te territorit te Kosovės te quajtur ne mėnyra te ndryshme” .
Kryetari Daci vlerėsoi se kjo do te thotė edhe njėherė se ekziston mundėsia e copėtimit te pjesėve te territorit te Kosovės dhe te shqiptareve ne pėrgjithėsi. Shqetėson fakti se institucionet e Kosovės edhe me kėtė rast sikur ne rastet e tjera po i kalojnė nė heshtje kėto ēėshtje,qe tregon jo transparencėn e institucioneve te Kosovės ndaj shtetit, popullit dhe ndaj qytetareve te vet.
Kryetari Daci theksoi se atė nuk e brengos kurrė faktori i jashtėm as ne te kaluarėn as tani se ēka mendon Beogradi.
“ Mua mė brengos fakti qė presidenti i vendit qe duhet te jete unifikues i qytetareve te Kosovės, institucioneve te Kosovės nuk e ka pa te arsyeshme qe te fton ne njė takim pune institucionet, sepse pjese e institucioneve ėshtė edhe opozita demokratike. LDD ėshtė e shqetėsuar pėr mos funksionimin e shtetit te Kosovės ne radhė te pare prej njėshit te qeverise dhe te kuvendit te Kosovės pėr mos kryerje te gjitha pėrgatitjeve te nevojshme qe Kosova te mos jete e befasuar. Ne si LDD nuk besojmė se do te ketė befasim negativ, presim qe GJND te jep njė vendim pėrshkrues sepse tek e fundit nuk e ka atė te drejt as tė formoi e as tė anuloj shtete”.
Sipas kryetarit Daci brengosja e LDD ėshtė se nuk ka pėrgatitje cilėsore pėr ballafaqimin e sfidat qe i dalin ne rruge e shtetėsisė se Kosovės dhe kjo manifestohet ne ēdo hap.
Kryetari Daci ka vlerėsuar se takimi me bizneset me 16 korrik i ka tejkalua ne mėnyre absolute pritjet e tija personale.
“ Vlera e atij takimi nuk mund te matet me numra po me shtim te fuqishėm te besueshmėrisė ne LDD te pėrfaqėsuesve te bizneseve qe vijnė nga pjese te ndryshme te Kosovės edhe nga Lugina e Preshevės dhe gatishmėria e tyre qe vėrtet te gjenden ne ballė te frontit qe do ta ndihmojnė LDD. Kjo tregon se ata vlerėsojnė lartė dhe besojnė nė politiken e LDD, besojnė ne vlerat politike, kombėtare dhe profesionale te LDD dhe kjo ėshtė qe mu me bene te qete te hyjmė ne pune shume me te mėdha. Lakorja e angazhimeve te LDD ėshtė ne ngritje, lakorja e besueshmėrisė ne LDD ėshtė ne rritje dhe kjo ėshtė shenja me e mire qe nuk duhet te ndalemi”, tha kryetari Daci.
Kryetari Daci ka lavdėruar angazhimin e Forumit te Gruas dhe Rinisė nė aktivitetet rreth mėrgatės. |
|
Kthehu |
Warning: Division by zero in /home/content/c/o/m/commitonline/html/l/inc/functions.inc.php on line 228
|
 |