DISPOZITAT E PĖRGJITHSHME
Neni 1.
Lidhja Demokratike e Dardanisė (nė tekstin e mėtejm: LDD) ėshtė Parti Politike e qytetarėve tė lirė, e cila aktivitetin e vet politik e zhvillon nė bazė tė Programit, tė Statutit dhe tė dokumenteve tė tjera tė miratuara nė Kuvend.
Neni 2.
LDD - vepron nė mėnyrė tė pavarur nė tėrė territorin e Kosovės. LDD - organizohet dhe vepron edhe jashtė Kosovės, nė pėrputhshmėri me ligjet e shtetit pėrkatės. Selia e Lidhjes Demokratike tė Dardanisė ėshtė nė Prishtinė.
Neni 3.
LDD – e pėrfaqėson Kryetari i LDD-sė. Nė mungesė tė Kryetarit, LDD e pėrfaqėsojnė nėnkryetari, sekretari i pėrgjithshėm, pėrkatėsisht anėtari i autorizuar i Kryesisė sė LDD-sė. LDD - mund ta pėrfaqėsojnė edhe anėtarėt e tjerė tė LDD-sė, nė bazė tė autorizimit tė Kryetarit apo tė Kryesisė sė LDD-sė.
Neni 4.
LDD-ja ka vulėn, shenjėn – akronimin, llogon dhe flamurin e saj.
Formėn dhe pėrmbajtjen e vulės, shenjės-akronimit, llogos dhe flamurit tė LDD-sė, e pėrcakton Kėshilli Kombėtar me propozimin e Kryesisė.
Vulė kanė edhe degėt e LDD-sė, forma dhe pėrmbajtja e tė cilave nuk mund tė jetė ndryshe nga ajo e vulės sė LDD-sė (Qendrore).
Ruajtja dhe pėrdorimi i vulės rregullohet me vendim tė veēantė tė Kryesisė.
ORIENTIMET PROGRAMORE DHE VEPRIMTARIA E LDD-sė
Neni 5.
Orientimet programore dhe veprimtaria e LDD-sė pėrcaktohen me Programin e saj politik dhe me dokumentet e tjera tė miratuara nė Kuvendin e LDD-sė.
Neni 6.
Puna e LDD-sė dhe e organeve tė saj ėshtė publike.
Neni 7.
Pėr synimet dhe veprimtarinė e saj, LDD-ja, pėrmes mekanizmave tė saj, e informon rregullisht anėtarėsinė dhe opinionin.
LDD-ja mund tė botojė organin e vet informativ – politik, si dhe mund tė pėrdorė forma tė tjera tė komunikimit publik.
Neni 8.
LDD-ja pėr nevojat e veta mund tė formojė Qendrėn pėr Informim.
Vendimin pėr formimin e Qendrės pėr Informim e merr Kėshilli Kombėtar i LDD-sė.
Neni 9.
Qendra pėr Informim mund tė organizon njėsitė e veta pranė degėve nė Kosovė dhe jashtė saj.
Qendra pėr Informim, veprimtarinė e vet e zhvillon nė bazė tė Programit dhe tė Statutit tė LDD-sė.
Pėr veprimtarinė konkrete dhe organizimin e brendshėm, Qendra miraton Rregullore tė posaēme, e cila duhet tė jetė nė pėrputhje me Programin dhe Statutin e LDD-sė.
Qendra pėr Informim e LDD-sė pėr punėn e saj i pėrgjigjet dhe i paraqet raporte tė rregullta Kėshillit Kombėtar tė LDD-sė.
Neni 10.
LDD-ja bashkėpunon me parti tė tjera politike dhe me asociacione qė veprojnė nė Kosovė si dhe jashtė saj.
LDD-ja mund tė anėtarėsohet nė asociacione tjera ndėrpartiake nė Kosovė dhe jashtė.
Vendimin pėr anėtarėsim nė asociacione e merr Konventa e LDD-sė, kurse nė mes tė dy konventave – Kėshilli Kombėtar i LDD-sė.
A N Ė T A R Ė S I A
Neni 11.
Anėtar i LDD-sė mund tė bėhet ēdo qytetar mbi moshėn 18 vjeē i cili e pranon programin dhe Statutin e LDD-sė.
Anėtarėsimi bėhet me deklarim tė lirė.
Evidentimi nė evidencėn e anėtarėsisė sė degės sė LDD-sė dhe dorėzimi i librezės sė anėtarėsisė bėhet nga ana e pėrfaqėsuesit tė Degės.
Nuk mund tė jetė anėtar i LDD-sė personi, puna dhe sjellja e tė cilit ėshtė nė kundėrshtim me Programin dhe Statutin e LDD-sė.
Neni 12.
LDD-ja mund tė ketė anėtarė nderi. Anėtarėt e nderit, me propozimin e kryesisė sė LDD-sė, i shpall Konventa ndėrsa ndėrmjet dy Konventave shpalljen e bėn Kėshilli Kombėtar i LDD-sė.
Neni 13.
Tė drejtat dhe detyrat e anėtarit tė LDD-sė janė:
t’i pėrmbahet Programit dhe Statutit tė LDD-sė. t’u pėrmbahet vendimeve dhe orientimeve programore tė LDD-sė. tė zgjedh dhe tė zgjedhet nė organet e LDD-sė. tė informohet pėr veprimtarinė e LDD-sė. tė ruaj nderin, autoritetin dhe interesat e LDD-sė. ta paguaj anėtarsinė. gėzon tė drejta dhe merr edhe detyrime tė tjera tė pėrcaktuara me Statut dhe me vendimet e organeve tė LDD-sė.
Neni 14.
Anėtarėsimi nė Lidhjen Demokratike tė Dardanisė pushon me:
dorėheqje nga anėtarėsia, fshirje nga evidenca dhe pėrjashtim nga LDD-ja
Neni 15.
Anėtari i LDD-sė mund tė japė dorėheqje nga anėtarėsia, me ē’rast ai informon Kryesinė e Degės.
Fshirja nga anėtarėsia bėhet nga ana e Kryesisė sė Degės, me ē’rast, nė bazė tė deklarimit tė tij publik, konstatohet se ai mė parė ka hequr dorė nga anėtarėsia ose ėshtė anėtarėsuar nė parti tjetėr politike.
Iniciativėn pėr fshirje nga evidenca, sipas alinesė paraprake, mund ta japė secili nga organet e LDD-sė.
Neni 16.
Nė kuadėr tė LDD-sė veprojnė Forumi i Gruas dhe Forumi i Rinisė, tė cilėt aktivitetin e tyre e zhvillojnė nė bazė tė Programit dhe Statutit tė LDD-sė.
Forumi i Gruas dhe Forumi i Rinisė kanė Rregullore tė posaēme pėr punėn e tyre. Nė kuadėr tė LDD-sė veprojnė edhe grupe tė interesit, siē janė: Forumi i bizneseve, Forumi i politikave operacionale, Forumi i pensionistėve etj.
Veprimtaria dhe organizimi i tyre rregullohet me Rregullore tė veēantė.
ORGANIZIMI I LDD-sė
A. Konventa e LDD-sė.
Neni 17.
Konventa ėshtė organi mė i lartė i LDD-sė.
Konventa e LDD-sė, pėrbėhet nga 501 delegatė, 50 delegatė zgjedhen nga radha e mėrgatės (nga diaspora), dhe 50 delegatė nga radhėt e autoriteteve me ndikim nė rrethin e tyre dhe nė fushen e shkencės, artit, kulturės dhe sportit.
miraton, ndryshon dhe plotėson Programin dhe Statutin e LDD-sė. pėrcakton orientimet themelore tė veprimit politik tė LDD-sė. nxjerrė rezoluta, deklarata dhe merr vendime; zgjedh Kryetarin. zgjedh Kėshillin Kombėtar tė LDD-sė. shqyrton dhe vlerėson punėn e organeve qendrore tė LDD-sė dhe tė organeve tė tjera tė LDD-sė. vendosė pėr format e bashkėpunimit me partitė e tjera politike dhe me asociacionet ndėrkombėtare; zgjedh Komisionin Statutar; kryen edhe punė tė tjera nė pajtim me Programin dhe Statutin e LDD-sė.
Nė kushte tė gjendjes sė jashtėzakonshme, kur Konventa nuk mund tė tubohet dhe ta ushtrojė veprimtarinė e vet, kompetencat e tij i merr Kėshilli Kombėtar ose Kryetari i LDD-sė.
Neni 18.
Konventen e LDD-sė – e pėrbėjnė delegatėt e zgjedhur nė kuvendet e degėve.
Pėr numrin dhe kriteret e zgjedhjes sė delegatėve vendosė Kėshilli Kombėtar, pėrkatėsisht Kryesia e LDD-sė nė bazė tė autorizimit tė Kėshillit Kombėtar.
Nė punėn e Konventės marrin pjesė edhe anėtarėt aktualė tė Kryesisė dhe tė Kėshillit Kombėtar tė LDD-sė edhe nėse nuk janė tė zgjedhur delegatė tė Konventės pėrkatės, por pa tė drejtė vote.
Neni 19.
Konventa e rregullt zgjedhore e LDD-sė mbahet njė herė nė 2 ( dy ) vite.
Me tė njėjtėn pėrbėrje Konventa mban mbledhje tė rregullt pune sė paku (1) njė herė nė (1) njė vit.
Konventen e LDD-sė e thėrret Kryetari i LDD-sė ose Kėshilli Kombėtar.
Kryetari, ose Kėshilli Kombėtar , e propozon rendin e ditės sė Konventės.
Punėn e Konventės sė LDD-sė e drejton Kryetari i LDD-sė dhe Kryesia e punės e cila zgjedhet nė Konventė.
Me rregullore tė veēantė, tė cilėn e miraton Konventa pėrcaktohet mė hollėsisht mėnyra e punės sė Konventės.
Neni 20.
Konventa e LDD-sė thirret edhe atėherė kur kėtė e kėrkon 1/3 e delegatėve qė e pėrbėjnė Konventen.
Konventa e LDD-sė sipas alinesė paraprake, duhet tė mbahet nė afatin prej 60 ditėsh nga dita kur ėshtė shtruar kėrkesa.
Neni 21.
Vendimet e Konventės dhe tė Kėshillit Kombėtar tė LDD-sė janė tė plotėfuqishme nė qoftė se nė mbledhje marrin pjesė mė tepėr se gjysma e anėtarėve tė cilėt e pėrbėjnė organin pėrkatės dhe nėse pėr to votojnė shumica e tė pranishmėve.
Vendimet nė Konventė merren me votim tė hapur, pėrveē rasteve kur Kuvendi pėrcaktohet ndryshe.
Neni 22.
Zgjedhja e organeve tė LDD bėhet me votim tė fshehtė, pėrveq nėse Kuvendi vendos ndryshe
B. Kėshilli Kombėtar
Neni 23.
Kėshilli Kombėtar i LDD:
Propozon projektin e Programit dhe tė Statutit tė LDD, si dhe plotėsimet dhe ndryshimet e tyre; Nxjerr vendime dhe miraton orientimet – programoro- politike tė LDD. Kujdeset pėr realizimin e vendimeve tė Konventės sė LDD. Zgjedhė Kryesinė e LDD-sė. Zgjedhė dhe emėron sektorėt dhe trupat e tjerė punuese dhe ua pėrcakton detyrat. Zgjedh dhe emėron kryeredaktorin dhe kėshillin redaktues tė organit tė LDD dhe tė publikimeve tė tjera tė LDD. Emėron udhėheqėsin e Qendrės pėr Informim tė LDD dhe kujdeset pėr organizimin dhe zhvillimin e saj nė Kosovė dhe nė degėt jashtė Kosovės; Nė bazė tė propozimit iniciativ tė degėve tė LDD, pėrcakton listėn pėrfundimtare tė kandidatėve per deputetė nė Kuvendin e Kosovės. Emėron kryetarin e Grupit parlamentar; Nė bazė tė propozimit tė Kryesisė, merr qėndrime edhe pėr zgjedhje tė tjera kuadrosh nė organet e pushtetit; Pėrcjellė realizimin e politikės sė LDD nga ana e pėrfaqėsuesve tė saj nė Kuvendin e Kosovės dhe nė organet e tjera tė pushtetit; Merr vendim pėr shpalljen e zgjedhjeve nė LDD, Shqyrton dhe miraton Raportin punues te Kryesisė sė LDD; Miraton Planin financiar tė LDD.
Neni 24.
Kėshillin Kombėtar tė LDD-sė e pėrbėjnė 101 - anėtarė
Anėtarėt e Kėshillit Kombėtar zgjidhen nga lista me mė shumė kanditat nga Konventa e LDD-sė.
Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė ėshtė anėtar dhe kryetar i Kėshillit Kombėtar, pėrkatėsisht kryetar i Kryesisė sė LDD-sė.
Kryetari me Kryesinė e LDD-sė e bėn propozimin e listės pėr pėrbėrjen e Kėshillit Kombėtar.
Lista propozohet nga kryetari i LDD-sė, plotėsohet edhe me kandidatė tė tjerė tė propozuar nga ana e Konventės.
Pėr numrin e pėrgjithshėm tė kandidatėve vendosė Konventa.
Nė pėrbėrjen e Kėshillit Kombėtar tė LDD-sė, me tė drejta tė barabarta, hyjnė edhe Kryetarja e Forumit tė Gruas dhe katėr pėrfaqėsues tė cilėt i cakton Forumi.
Kryetari i Forumit tė Rinisė dhe katėr pėrfaqėsues tė cilėt i cakton Forumi, si dhe Kryetari i Kolegjiumit tė degėve nė diasporė.
Anėtarėt e Kėshillit Kombėtar mund tė rizgjedhen.
C. K r y e t a r i
Neni 25.
Kryetari i LDD-sė:
E pėrfaqėson LDD. E udhėheqė punėn e LDD-sė dhe tė organeve tė saj; Merr vendim pėr thirrjen e mbledhjeve tė Konventės tė LDD-sė; E thėrret mbledhjen e Kėshillit Kombėtar dhe tė Kryesisė sė LDD; Merr vendime dhe qėndrime politike nė pajtim me Programin dhe me Statutin e LDD-sė; Jep propozim pėr kuadra politike dhe profesionale. U jep autorizime personave tė tjerė pėr pėrfaqėsimin e LDD-sė, si dhe nė bazė tė propozimit tė Kryesisė, cakton pėrbėrjen e delegacioneve tė LDD-sė.
Ē. K r y e s i a
Neni 26.
Kryesia ėshtė organ politiko-ekzekutiv i Kėshillit Kombėtar tė LDD-ės
Kryesinė e pėrbėjnė:
Kryetari, 4 Nėnkryetar, Sekretari i pėrgjithshėm, 17 anėtarė tė tjerė tė kryesisė.
Kryetarja e Forumit tė Gruas dhe Kryetari i Forumit tė Rinisė janė anėtarė tė Kryesisė me tė drejta tė barabarta. Neni 27.
Kryesinė e zgjedh Kėshilli Kombėtar i LDD-sė, me propozimin e Kryetarit tė LDD-ės.
Neni 28.
Anėtari i Kryesisė mund tė rizgjedhet.
Nė qoftė se ndonjėri nga anėtarėt e Kryesisė nuk ėshtė nė gjendje ta kryej detyrėn e anėtarit, Kryetari, pėrkatėsisht Kryesia ėshtė e detyruar qė tė kėrkojė nga Kėshilli Kombėtar tė bėjė shkarkimin e tij dhe tė zgjedhė anėtar tjetėr tė Kryesisė.
Kėshilli Kombėtar i LDD-sė, nė bazė tė kompetencave nga dispozitat e kėtij Statuti, mund ta bėjė shkarkimin e anėtarit tė Kryesisė apo tė Kryesisė nė tėrėsi, po qė se konstaton se puna dhe veprimet e tyre janė nė kundėrshtim me Programin dhe me Statutin e LDD-sė.
Neni 29.
Kryesia e LDD-sė
Merr vendime politike dhe vendime tė tjera, po qė se ato nuk janė nė kompetencė tė organeve tjera tė LDD-sė; Kujdeset pėr zbatimin e vendimeve tė veta, dhe tė vendimeve dhe qėndrimeve tė Konventės, tė Kėshillit Kombėtar dhe tė Kryetarit tė LDD-sė; Kujdeset pėr harmonizimin e punėve tė degėve, tė nėndegėve dhe tė aktiveve tė LDD-sė, pėrcjellė realizimin e vendimeve tė organeve tė LDD-sė dhe merr vendime konkrete lidhur me organizimin dhe funksionimin e tyre; Kryesia rregullisht analizon dhe pėrcjellė punėn e ēdo sektori tė Kryesisė dhe pėr moskryerjen e punėve, inicon pėrgjegjėsinė e tyre; Nė raste tė veēanta pezullon punėn e Kryesisė se Degės, si dhe thėrret Kuvendin e Degės. Lidhur me vendimin e tillė Kryesia e njofton Kėshillin Kombėtar; Pėrgatitė projektin e Programit dhe tė Statutit tė LDD-sė, si dhe dokumentet e tjera; I paraqet raport vjetor pėr punėn e vet Kėshillit Kombėtar; Qeverisė pasurinė e LDD-sė dhe pėr kėtė njė herė nė vit i paraqet Raport financiar Kėshillit Kombėtar; Me propozimin e Kryetarit tė LDD-sė, Kryesia, nga radhėt e veta, cakton sekretarėt pėr sektorėt e veēantė tė veprimtarisė sė vet, Vendosė pėr dhėnien e falenderimeve e tė mirėnjohjeve pėr merita e rezultate tė punės; Kryesia e LDD-sė dhe organet e LDD-sė pėr punėn e tyre mbajnė procesverbale tė rregullta; Kryen edhe punė tė tjera nė pajtim me Programin dhe me Statutin e LDD-sė; Pėr punėn e vet Kryesia nxjerrė Rregullore tė posaēme.
Neni 30.
Punėn e Kryesisė e drejton Kryetari i LDD-sė.
Nėnkryetari ose sekretari i pėrgjithshėm e zėvendsojnė Kryetarin e LDD-sė, sipas autorizimit apo nė rast tė mungesės sė tij.
Kryesia emėron zėdhėnėsin e vet.
D. Sektetari i pėrgjithshėm
Neni 31.
Sekretari i pėrgjithshėm i LDD-sė kujdeset pėr organizimin e punės sė Kryesisė dhe pėr zbatimin e vendimeve tė Konventės, tė Kėshillit Kombėtar, tė Kryetarit dhe tė Kryesisė sė LDD, si dhe udhėheq administratėn.
Neni 32.
Kryetari i LDD-sė, pėrkatėsisht Kryesia, kanė tė drejtė tė ndalin realizimin e vendimeve tė organeve tė LDD-sė, tė cilat janė nė kundėrshtim me Ligjin, me Programin dhe me Statutin e LDD-sė, si dhe me vendimet e tjera tė LDD-sė.
Nė rastet e tilla janė tė detyruar qė menjėherė ta njoftojnė Kėshillin Kombėtar, pėr tė marrė vendim pėrfundimtar.
Dh. Komisionin statutar
Neni 33.
Komisioni statutar ėshtė organ kolegjial dhe i pavarur i LDD-sė.
Komisionin statutar e pėrbėjnė Kryetari, zėvendėsi i tij dhe anėtarė tė tjerė.
Komisionin statutar e zgjedh Konventa e LDD-sė.
Anėtarėt e Komisionit statutar nuk mund tė jenė anėtarėt e LDD-sė qė janė tė zgjedhur nė vendet udhėheqėse, pėrkatėsisht anėtarė tė udhėheqėsive tė degėve tė LDD-sė, nėndegėve dhe tė aktiveve.
Neni 34.
Komisioni statutar ka pėr detyrė qė tė kujdeset pėr ligjshmėrinė e veprimeve tė organeve tė LDD-sė, si dhe pėr harmonizimin e aktivitetit tė tyre nė pajtim me Ligjin dhe me Statutin e LDD-sė.
Po qe se Komisioni statutar konstaton se organi i LDD-sė ka marrė ndonjė vendim i cili ėshtė nė kundėrshtim me aktet e lartshėnuara, menjėherė ia tėrheqė vėrejtjėn me shkrim atij organi dhe nė tė njėjtėn kohė e njofton organin kompetent tė LDD-sė, i cili nė bazė tė dispozitave tė kėtij Statuti, pengon realizimin e njė vendimi tė tillė.
E. Degėt, nėndegėt dhe aktivet e LDD Neni 35.
Degėt, nėndegėt dhe aktivet e LDD-sė janė njėsi tė organizimit dhe tė veprimit territorial tė LDD-sė.
Degėt e LDD-sė janė njėsi tė organizimit nė nivel tė komunės, sipas ndarjes territoriale administrative tė Kosovės.
Nė bazė tė vendimit tė Kryesisė sė LDD-sė, degėt e LDD-sė formohen edhe nė shtete tė jashtme.
Koordinimin e veprimit tė degėve nė Kosovė e bėn Kryesia e LDD-sė, ndėrkaq, nė shtetet e jashtme, kėtė koordinim e bėn pėrmes kolegjiumit tė degėve i cili pėrbėhet nga kryetarėt e degėve tė LDD-sė nė ato shtete.
Me kolegjiumin e degėve udhėheq kryetari i kolegjiumit, i cili zgjedhet nga pėrfaqėsuesit e degėve, nė bazė tė propozimit tė Kryesisė sė LDD-sė.
Pėr punėn e vet dhe organizimin e brendshėm, kolegjiumi i degėve miraton rregullore tė posaēme, e cila duhet tė jetė nė pėrputhje me Programin dhe Statutin e LDD-sė.
Degėt e LDD-sė nė diasporė, krahas respektimit tė Programit dhe Statutit tė LDD-sė, duhet tė respektojnė edhe ligjislacionin e vendit ku gjenden.
Bashkėsia e Degėve tė LDD tė Prishtinės
35.1 Bashkėsinė e Degėve tė Prishtinės e pėrbėjnė 5 Degėt e LDD-sė qė shtrihen dhe veprojnė nė territorin e Komunės sė Prishtinės.
Kuvendin e Bashkėsisė sė Degėve tė Prishtinės e pėrbėjnė delegatėt e zgjedhur nėpėr Kuvendet e degėve tė LDD-sė tė Prishtinės, nė pėrputhje me numrin e anėtarėsisė.
Kuvendi i Bashkėsisė me votim tė fshehtė zgjedh Kryesinė, organin e saj udhėheqes, ( kryetarin, tre nėnkryetar, si dhe sekretarin e Bashkėsisė sė Degėve tė LDD-sė tė Prishtinės), dhe gjashtė anėtarė tė Kryesisė.
Kuvendi i Bashkėsisė sė Degėve tė Prishtinės koordinon punėn dhe veprimtarinė me Degėt dhe Kryesinė Qendrore tė LDD-sė pėr zgjedhjet lokale dhe nacionale.
Neni 36.
Organet e Degės sė LDD-sė janė: Kuvendi dhe Kryesia.
Kuvendin e Degės e pėrbėjnė delegatėt e zgjedhur nė kuvendet e nėndegėve.
Kuvendi i Degės sė LDD-sė:
nxjerrė Programin e punės sė Degės; shqyrton dhe miraton Raportin e punės sė Kryesisė; zgjedh Kryesinė, kryetarin, zv/kryetarin, dhe sekretarin e Kryesisė sė Degės. zgjedh delegatėt pėr Kuvendin e LDD-sė. merr vendime dhe qėndrime tė tjera politike, nė pajtim me Programin, me Statutin e LDD, dhe me vendimet e Kėshillit Kombėtar dhe tė Kryesisė sė LDD-sė.
Neni 37
Kuvendi zgjedhor i Degės mbahet ēdo 2 ( dy ) vite dhe i paraprin Kuvendit tė LDD-sė.
Dega mban kuvend pune sė paku njė herė nė vit.
Kuvendi i Degės konvokohet edhe atėherė kur kėtė e kėrkojnė 1/3 e delegatėve qė e pėrbėjnė Kuvendin ose 1/3 e kuvendeve tė nėndegėve.
Neni 38.
Kryesia e Degės ėshtė organ politik ekzekutiv i Kuvendit tė Degės dhe pėrgjigjet pėr realizimin dhe zbatimin e vendimeve tė Kuvendit tė Degės, si dhe tė organeve mė tė larta tė LDD-sė.
Kryesia mund tė nxjerrė vendime dhe qėndrime tė tjera politike, si dhe vendime tjera qė kanė tė bėjnė me territorin e Degės nė tė cilėn vepron, nė pajtim me Programin dhe me Statutin e LDD-sė. Poashtu, Kryesia e Degės bashkėrendon punėn e nėndegėve dhe tė aktiveve tė Degės.
Kryesia e Degės aprovon listen e kandidatėve pėr zgjedhjet lokale. Nė raste tė veēanta, Kryesia e Degės, nė marrėveshje me Kryesinė e LDD-sė, mund tė marrė vendim pėr pezullimin e punės se kryesive tė nėndegėve, pėrkatėsisht tė aktiveve, si dhe ta konvokoj kuvendin e nėndegės, pėrkatėsisht tė aktivit.
Neni 39.
Numri i anėtarėve tė Kryesisė sė Degės caktohet nė varėsi nga numri i anėtarėsisė, por jo mė shumė se (15) pesėmbėdhjetė.
Kryesia e Degės ka kryetarin njė zv/kryetar dhe sekretarin, tė cilėt zgjedhen sipas procedures qė zbatohet edhe pėr zgjedhjen e organeve tė tjera tė LDD-sė.
Nė mbledhjet e Kryesisė sė Degės, me tė drejta tė barabarta, marrin pjesė edhe kryetarja e Forumit tė Gruas dhe kryetari i Forumit tė Rinisė.
Neni 40.
Nė bazė tė vendimit tė Kryesisė sė Degės, nėndega e LDD-sė, formohet nė territorin e dy apo mė shumė fshatrave, respektivisht lagjeve tė qytetit.
Organet e nėndegės sė LDD-sė janė Kuvendi dhe Kryesia.
Kuvendi i nėndegės zgjedh kryetarin, zėvendėsin dhe sekretarin e Kryesisė sė nėndegės nga radhėt e anėtarėve tė Kryesisė, si dhe delegatėt pėr Kuvendin e Degės.
Numri i delegatėve tė Kuvendit tė nėndegės caktohet varėsisht prej numrit tė anėtarėve tė LDD-sė nė nėndegė. Nė tė njėjtėn mėnyrė caktohet edhe numri i anėtarėve tė Kryesisė sė nėndegės, por jo mė shumė se njėmbėdhjetė.
Neni 41.
Pėr punėn e vet Kuvendi i nėndegės paraqet raport dhe i pėrgjigjet Kuvendit tė Degės.
Kryesia e nėndegės, nė marrėveshje me Kryesinė e Degės, bėn harmonizimin e punės sė aktiveve, si dhe kujdeset pėr zbatimin e vendimeve tė organeve mė tė larta tė LDD-sė.
Neni 42.
Aktivet e LDD janė format themelore tė organizimit tė LDD-sė.
Aktivi mund tė organizohet edhe nė lokalitetet ku ekziston numri i vogėl i anėtarėve tė LDD-sė.
Nė aktivet, ku numri i anėtarėve tė LDD-sė ėshtė mbi 100, Kuvendi zgjedhet sipas procedurės mbi zgjedhjet e Kuvendit.
Nė aktivet, ku numri i anėtėrėve tė LDD-sė ėshtė nėn 100, Kuvendin e aktivit e pėrbėjnė tė gjithė anėtarėt e LDD-sė tė atij aktivi.
Neni 43.
Kryesia e aktivit, e cila pėrbėhet prej mė sė shumti nėntė anėtarėve, ka Kryetarin, zv/kryetarin dhe sekretarin, i cili zgjedhet nga ana e Kuvendit tė Aktivit.
Organet e aktivit tė LDD-sė aktivitetin e vet e zhvillojnė nė bashkėrenditje me organet e nėndegės, pėrkatėsisht tė Degės sė LDD-sė, dhe janė pėrgjegjėse para tyre.
Neni 44.
Kuvendi i Degės, i Nėndegės dhe i Aktivit konvokohen dhe i aplikojnė nė mėnyrė identike dispozitat e kėtij Statuti, qė kanė tė bėjnė me punėn dhe me veprimtarinė e Kuvendit tė LDD-sė.
Neni 45.
Zgjedhja e delegatėve pėr Kuvendin e nėndegės dhe pėr Kuvendin e degės bėhet nga radhėt e delegatėve, pėrkatėsisht anėtarėve tė Kuvendit tė aktivit, pėrkatėsisht tė nėndegės dhe nga anėtarėsia e gjerė e LDD-sė, tė cilėt e kanė vendbanimin e pėrhershėm nė territorin e aktivit, pėrkatėsisht tė nėndegės.
Kuvendi i degės sė LDD-sė zgjedh delegatėt pėr Konventen e LDD-sė, nga pėrbėrja e vet, si dhe nga anėtarėsia e gjerė e territorit tė degės dhe jashtė saj.
Kuvendi i Degės sė LDD-sė nuk mund tė zgjedh pėr delegatė nė Konventėn e LDD-sė anėtarin e LDD-sė, i cili ka hyrė mė parė nė procesin zgjedhor nė ndonjė kuvend tė ndonjė dege tjetėr tė LDD-sė, pa marrė parasysh rezultatin e votimit pėr tė.
Neni 46.
Me rastin e propozimit tė secilit kandidat pėr t’u zgjedhur nė organet e LDD-sė, ėshtė e nevojshme tė dihet deklarimi i tij paraprak pėr pranimin e kandidaturės.
Deklarimi pėr pranimin e kandidaturės bėhet me gojė ose me shkrim.
Nė rastet kur kandidati i propozuar nuk deklarohet pėr kandidaturėn, nėnkuptohet si pranim i saj nė heshtje.
PĖRGJEGJĖSIA DISIPLINORE
Neni 47.
Anėtari i LDD-sė ėshtė i detyruar t’i pėrmbahet Programit, Statutit tė LDD-sė, dhe vendimeve tė organeve tė LDD-sė.
Ndaj anėtarit tė LDD-sė, i cili vepron kundėr Programit dhe Statutit tė LDD-sė, dhe kundėr vendimeve dhe qėndrimeve tė organeve tė LDD-sė, nė tė gjitha shkallėt e organizimit tė tyre, mund tė shqiptohen masa disiplinore.
Masat e pėrgjegjėsisė disiplinore janė:
Vėrejtje me shkrim dhe Pėrjashtim nga anėtarėsia e LDD-sė.
Neni 48.
Inicimin e procedurės pėr pėrgjegjėsi disiplinore mund ta bėjnė, sipas kėrkesės me shkrim, Kryesia e Degės se LDD-sė pėr territorin e degės, pėrkatėsisht Kryesia e LDD-sė pėr gjithė organizimin e LDD-sė.
Zhvillimin e procedurės pėr procedurėn disiplinore, shkallėn e pėrgjegjėsisė disiplinore dhe shqiptimin e masės disiplinore e bėn Komisioni disciplinor i caktuar nga Keshilli Kombėtar i LDD-sė.
Personit, ndaj tė cilit zhvillohet procedura disiplinore, para marrjes sė vendimit, duhet t’i mundėsohet pjesėmarrja nė procedurė dhe sqarimi mbi tė gjitha provat, faktet dhe rrethanat tė cilat i vihen nė barrė.
Kundėr vendimit tė Komisionit disiplinor mund tė ushtrohet ankesė Kėshillit Kombėtar, si organ i shkallės sė dytė, nė afatin prej 15 ditėsh nga dita e marrjės se vendimit.
Vendimi mbi shqiptimin e masės disiplinore duhet tė jetė i arsyetuar dhe tė pėrmbajė udhėzimin juridik mbi mjetin ankimor.
Ankesa e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Vendimi i Kėshillit Kombėtar, sipas procedurės sė ankesės, ėshtė definitive.
MANDATI I ORGANEVE TĖ ZGJEDHURA
Neni 49.
Anėtarėt e tė dy organeve tė zgjedhura tė LDD-sė zgjedhen nė mandat prej (4) katėr vitesh, ndėrsa revokohen, respektivisht shkarkohen, nė tė njėjtėn mėnyrė sikur janė zgjedhur.
Nė rastet kur ndonjėri nga anėtarėt e Kryesisė sė Degės, tė Nėndegės apo tė Aktivit, nuk ėshtė nė gjendje ta kryej detyrėn e anėtarit ose jep dorėheqje, Kryesia gjegjėse mund ta bėjė zėvendėsimin e tij me anėtarėt tė rinj nga radha e kandidatėve tė tjerė pasues, sipas votimeve ne Kuvendin pėrkatės.
MJETET FINANCIARE TĖ LDD
Neni 50.
LDD-ja realizon tė ardhura nga buxheti, anėtarėsia, kontributet vullnetare, veprimtaria botuese dhe format e tjera tė veprimtarisė afariste dhe tė marketingut.
Kėshilli Kombėtar i LDD-sė, me vendimin e vet, cakton lartėsinė e anėtarėsisė pėr ēdo vit kalendarik, si dhe destinimin dhe mėnyrėn e shfrytėzimit tė tyre.
Pėr mjetet financiare tė LDD-sė, dhe mėnyrėn e shfrytėzimit tė tyre, Kryesia e LDD-sė i raporton Kėshillit Kombėtar pėr ēdo dy vite, pėrkatėsisht Konventės sė LDD-sė.
LDD-ja ka xhirollogarinė e vet.
Xhiro-llogari mund tė hapin edhe degėt e LDD.
Kryesia e LDD-sė, autorizon anėtarin e Kryesisė pėr deponim tė nėnshkrimit te banka e autorizuar.
KUSHTET NĖ TĖ CILAT PUSHON SĖ EKZISTUARI LDD
Neni 51.
LDD mund tė pushojė sė ekzistuari po qe se pėr kėtė vendosin ¾ e tė gjithė delegatėve nė mbledhjen e rregullt apo tė jashėzakonshme tė Konventės sė LDD-sė.
Nė rast tė shuarjes nga alinea 1 e kėtij neni, respektivisht nė rast tė shpėrbėrjės sė LDD-sė, sė pari pėrmbushen tė gjitha detyrimet ndaj kreditorėve, kurse pjesa e mjeteve tė mbetura, me vendim tė posaēėm tė organit qė merr vendim mbi shpėrbėrjen e LDD-sė, do tė shpėrndahėn nė organizata humanitare vendėse.
LDD-ja mund tė bashkohet me ndonjė parti tjetėr,duke e ruajtur identitetin e vet politik, poqėse pėr kėtė vendosin ¾ e delegatėve tė Konventės sė LDD-sė
Neni 52.
Nė bazė vendimeve tė organeve tė saj, LDD mund tė lidhė koalicione parazgjedhore me subjektet e tjera politike.
Nė rast tė koalicioneve parazgjedhore me subjektet e tjera politike konform paragrafit paraprak tė kėtij neni, LDD do ta ruaj identitetin dhe subjektivitetin e saj.
DISPOZITAT KALIMTARE DHE TĖ FUNDIT
Neni 53.
Ndryshimet dhe plotėsimet e Statutit dhe tė Programit tė LDD-sė, bėhen sipas procedurės pėr nxjerrjen e tij.
Iniciativėn pėr plotėsimin apo pėr ndryshimin e kėtij Statuti mund ta japė Kuvendi i LDD-sė, Kryetari, Kėshilli Kombėtar, Kryesia e LDD-sė, dhe Komisioni statutar.
Ndryshimet dhe plotėsimet e Statutit dhe tė Programit tė LDD-sė i miraton Konventa e LDD-sė, pėrkatėsisht Kėshilli Kombėtar i LDD-sė.
Neni 54.
Nė qoftė se pėr shkak tė natyrės urgjente, rethanave tė jashtėzakonshme apo rrethanave tė tjera, plotėsimet dhe ndryshimet e Statutit nuk mund tė shqyrtohen dhe tė miratohen nė Konventėn e LDD-sė, kėto ndryshime mund t’i bėjė Kėshilli Kombėtar.
Neni 55.
Interpretimin autentik tė kėtij Statuti e bėn Konventa e LDD-sė, pėrkatėsisht Kėshilli i Kombėtar i LDD-sė.
Shpjegimin pėr zbatimin e dispozitave tė kėtij statuti e jep Komisioni statutar.
Tekstin e spastruar tė Statutit dhe tė akteve tė tjera tė LDD-sė,e ruan Sekretari i Pėrgjithshėm dhe Komisioni statutar i LDD-sė.
Neni 56.
Ky Statut hyn nė fuqi ditėn e miratimit tė tij nė Konventėn e LDD-sė.
Kryetari i LDD-sė,
Prishtinė, 17.02.2007
Akademik Nexhat Daci |